Petraq Beja, i riu që i shpëtoi mrekullisht aksidentit të 17 nëntorit në zonën e Ujit të Ftohtë, rrëfeu momentet e tmerrit fill pasi mjeti BMW-X6 u rrëzua në një gropë të hapur në mes të rrugës, e për pasojë kushëriri i parë, Kristi humbi jetën.
Petraqi tregon edhe një detaj tjetër të aksidentit, një foto të bërë pak minuta para se BMW-X6 që drejtohej prej tij të binte në gropë.
21-vjeçari thotë se e ruan me fanatizëm foton e fundit të bërë në “Snapchat” me kushëririn më të vogël, madje e mban si kujtim edhe në celularin e tij.
I riu rrëfeu edhe momentin kur efektivi i policisë i bëri presion që ai të thoshte se kishte probleme me shikimin, duke u nisur nga fakti që kishte sy me ngjyrë të ndryshme. Kjo për të devijuar hetimin, se shkaku i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e ngjarjes.
Pas aksidentit 21-vjeçari qendron në karrige me rrota, ka një dorë të thyer, por edhe dëmtime të tjera në trup./News 24