• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotografitë, kush i zhvesh nudo Elvana Gjatën dhe Enca Haxhian?

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Paul Larson është fotografi me famë në New York, i cili do të rikthejë Elvana Gjatën në vëmendjen e publikut me një set fotosh të nxehta. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pozuar para fotografit të kompanive më të mëdha të modës, i cili shquhet për nudot e mrekullueshme artistike.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Elvana postoi një prej fotove bust, ku flet për rikthimin e saj në këtë mënyrë, që do t’i paraprijë dhe publikimit të këngëve të saj të reja këtë fundvit.

Por ndërkohë që Elvana po bën këtë rikthim strategjik dhe me klas, duke u zhveshur për karrierën, ndryshe ka ndodhur me një nga këngëtaret më të përfolura së fundi, Enca Haxhian. Pak ditë më parë, emri i saj ishte argumenti më i nxehtë i portaleve për shkak se rreth një vit pasi Enca publikoi këngën “Soul Killa”, ku në një nga skenat e klipit ajo shfaqej nudo në vaskë, ka dalë një nga momentet e sikletshme gjatë xhirimeve. Ishte faqja në Instagram “Vipat e Bllokut” që publikoi një pjesë nga prapaskenat e xhirimit të kësaj skene, në të cilën Encës i ndërpritet muzika, por mimika e fytyrës së saj duket komike.

Pati shumë hamendësime se kush mund të ishte personi që e kishte tradhtuar Encën duke i nxjerrë nga arkiva momente xhirimesh që ajo nuk do të donte, por mes komentuesve pati nga ata që hidhnin idenë se këtë e ka bërë vetë ajo për pak vëmendje. Zhveshja për karrierë apo ngacmimi i fantazisë së publikut me skena apo foto është një nga strategjitë e Encës, e cila arriti famën si këngëtare në një kohë shumë të shkurtër.

Por ç’po ndodh me jetën e secilës këngëtare, të cilat e kanë nisur vjeshtën me provokime artistike? Të gjithë folën për “zhdukjen” nga qarkullimi të Elvana Gjatës, dhe anulimin e të gjitha koncerteve verore, duke aluduar se ajo ishte shtatzënë. Por nuk u desh shumë kohë të kuptohej se e gjitha kjo ishte një thashethemnajë e madhe, dhe se 29-vjeçarja thjesht ka dashur të grumbullojë energjitë për një rikthim të fuqishëm pas klipit “Njësoj”.

Ndërsa Enca, përveç lajmit se është ndarë nga i dashuri me të cilin postoi disa foto të padeshifrueshme mirë gjatë verës, ka hyrë së fundi në kontradikta të forta me bashkëpunëtorin më  të afërt në muzikë, Noizy-n. Ata u konfliktuan për autorësinë e hitit veror “Bow Down”, pas arritjes së 30 milionë klikimeve në YouTube. /Panorama

elen

Next Post
Skandal: Ish-Ministri maqedon dhe 28 zyrtarë tjerë kanë marrë certifikata të gjuhës angleze në Tiranë

Skandal: Ish-Ministri maqedon dhe 28 zyrtarë tjerë kanë marrë certifikata të gjuhës angleze në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In