• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fotografia i merr jetën miliarderit kinez, rrëzohet nga një mur në Francë

by A R
04/07/2018 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëthemeluesi dhe kryetari i konglomeratit gjigant kinez HNA Group ka vdekur pasi ra aksidentalisht në jug të Francës, thuhet në një deklaratë e kompanisë.

Wang Jian, 57 vjeç, ra nga një mur në fshatin Bonnieux në Francë të martën pasi po bënte fotografi, dhe sipas njoftimit ai ndodhej atje në një udhëtim pune.

Wang ndihmoi që HNA të kthehej në një nga kompanitë më të mëdha në botë, me asete në aviacion, turizmëm dhe financa.

Ai ka aksione të mëdha në Deutsche Bank, hotelet Hilton dhe rrokaqiejt në Londër si edhe ka punësuar më shumë se 400,000 njerëz në mbarë botën.

HNA është aktualisht në procesin e shitjes së disa prej aseteve të saj ndërkombëtare në një përpjekje për të reduktuar borxhin e brendshëm të krijuar gjatë një zgjerimi të shpejtë në vitet e fundit.

Kompania ndryshoi edhe faqen e internetit, dhe tha se kishte humbur një “udhëheqës dhe model të jashtëzakonshëm të talentuar, vizioni dhe vlerat e të cilit do të vazhdojnë të jenë një fener për të gjithë ata që kanë pasur fat të mirë ta njohin”, shkruan BBC.

Wang u raportua të ishte mes një grupi turistësh që po vizitonin Bonnieux, në zonën Vaucluse të Provence.

Ai qëndroi në një majë të mprehtë dhe u kërkoi familjes ti bënte një fotografi kur ra nga 15 metra lartësi.

Policia thotë se nga dëshmitë flitet për një aksident të mundshëm dhe nuk ka dyshime për vrasje.

a.ç

Next Post
Forumi “EuroMoney”/ Sejko takim me zyrtarë të BERZH, fton investitorët në Shqipëri

BSH: Ndërhyrja në tregun valutor do vazhdojë, 3-mujorin e parë ekonomia u rrit me 4.45%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In