Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndarë dhe një herë tjetër disa këshilla mbi sigurinë rrugore, përmes një video ku protagonist kryesor është fotografi i njohur Fatjon Plaku.
51% e të prekurve nga aksidentet rrugore në zonat urbane janë çiklistët dhe këmbësorë. Kësisoj përmes kësaj video ambasadori i sigurisë rrugore Fatjon Plaku ka orientuar qytetarët me disa këshilla: Të ecim gjithmonë në trotuar. Të mos përdorim asnjëherë telefonin ndërsa kalojmë rrugën. Të kalojmë rrugën vetëm në prani të vijave të bardha ose semaforit. Të ndalojmë në kryqëzim, të shohim rrugën nga të dyja anët, të sigurohemi që nuk ka makina dhe pastaj të kalojmë. Lexo.com