Gazeta e njohur italiane ‘Corriere della Sera’ kopertinën e radhës së suplementit të kulturës e ka hapur me një vizatim të kryeministrit Edi Rama.
Vizatimi është realizuar mbi axhendën e një dite të ngjeshur pune, 10 Janar 2017, të mbushur me takime për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.
Në axhendë vërehen takimet e shefit të ekzekutivit të përpikta me ish-kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi Xhafaj, që aktualisht është ministër i Brendshëm, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por edhe me Taulant Ballën, bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore. /a.ç