Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, Kristaq Gogoni. Ai lindi me 1940 dhe është një nga emrat më të mëdhenj që ka nxjerr Lushnja.
Karriera e tij fillon me 1955,me ekipin e të rinjve, vazhdon në 1958-1959 me skuadrën e të rriturve, dhe nje vit me pas është pjese e ekipit kampion të kategorisë të dytë, me trajner Abdurraman-Roza Haxhiu.
Sulmuesi, golshenuesi, mesfushori dhe mbrojtësi Lushnjare, që bëri futbollin, sportin e dashur, për të gjitha gjinitë.
Ne vitet 1962-63, ka luajtur për klubin e futbollit “Partizani”.
Futbollisti simbol Lushnjar, me 320 ndeshje kombëtare, 6 ndërkombetare dhe 100 gola të shënuar në fushën e blertë do ti jepte fund karrierës së tij në vitin 1975./m.j












