Cdo shtet identifikohet me një simbol të veçantë në botë. Kur thua Italia, ‘mama mia, che bella’, para sysh ke tablonë me vajzat dhe meshkujt me xhelatinë që rendin pas tyre.
Sapo shqiptojmë Spanjë, para syve të vijnë demat dhe toreadorët, sapo thua Brazil, kërcen një top futbolli, kur përmend Greqinë, me keqardhje po mendja të shkon fiks tek eurot.
Kur flet për alkolin, ende pa ia ndjerë erën arabët largohen me vrap, kurse kur përmend birrën, në mend të vjen vetëm një shtet, Gjermania.
Po kur thua Shqipëri? Ehh! Eksodi më i fundit i shqiptarëve që kërkojnë azil na etiketon si popull gjermanëdashës. Ja një hartë e simboleve më të reja që përfaqësojnë shtetet në kohët e sotme moderne.










