• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Zhdukja e adoleshentes në Vatikan, mbetet e pazgjidhur një nga misteret më të errëta të Italisë

by Java News
12/07/2019 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkimet e trupit të një adoleshenteje në varrezat e Vatikanit zbuluan një dhomë sekrete, me forcat e rendit edhe një herë pa fjalë. Një nga misteret më të errëta të Italisë, që ka frymëzuar dhjetëra libra dhe mijëra orë debate në media, rrezikon të mbetet e tillë ende gjatë.

Zhdukja e një vajze adoleshente në 1983 në Romë, Emanuela Orlandi, ka marrë ndër vitesh konturet e një intrige ndërkombëtare që ka përfshirë organizata kriminale dhe terroriste, shërbimet sekrete, politikanë dhe veçanërisht Vatikanin.

Emanuela Orlandi, e zhdukur në 1983.

Fill pas zhdukjes së vajzës 15 vjeçare, plot 35 vite më parë, sinjalizime të shumta dhe në kundërshtim me njëra tjetrën, lidhnin fatin e saj me ngjarjet e ndodhura në Selinë e Shenjtë.

Fillimisht Ujqërit Gri turk deklaruan se e kishin rrëmbyer për ta këmbyer me atentatorin e Gjon Palit II, Ali Agça,  por pista u zbeh më pas, edhe pse vetë Agca rrëfeu se Orlandi ishte rrëmbyer me urdhër të Vatikanit.

Disa telefonata anonime në 2005 gjatë një emisioni televiziv rrëfyen që vajza ishte vrarë nga një pjesëtar i organizatës kriminale Banda della Magliana, sepse i ati Orlandit, që punonte në Vatikan, kishte njohuri për një skandal financiar me IOR, bankën e shtetit të vogël, dhe që përgjigjja ishte në një varr që ndodhej në kishën e Shën Apolinarit.  Në fakt aty forcat e rendit gjetën pikërisht eshtrat e liderit të organizatës kriminale, Enrico De Pedis, që kërkoheshin prej kohësh.

Shumë dëshmi të tjera lidhin vdekjen e vajzës me një festë me bazë droge dhe seksi nga persona të lidhura me Vatikanin dhe disa ambasada të huaja. Sipas tyre, eshtrat e saj por edhe të disa vajzave të tjera të zhdukura janë fshehur ende në disa varrë monumentale që i përkasin Vatikanit.

Dje u krye kërkimi i fundit, në varrezat gjermane në Vatikan, ku dy varre që i përkisnin dy grave aristokrate u hapën pas disa sinjalizimeve. Dhe Forcat e rendit, por dhe familjarët e Orlandit që ishin të pranishëm, mbetën sërish pa fjalë nga një tjetër mister. Varret ishin totalisht bosh, nuk kishte asnjë trup brenda tyre, as të vajzës as të aristokrates të cilës i kushtohej varri. Madje, njëri prej varreve ishte në të vërtetë hyrja e një dhome e gjatë rreth 4 metra, ekzistenca e së cilës nuk dihej, ashtu si dhe arsyeja e ndërtimit. Misteri i Emanuelës vazhdon./a2

Image result for Hapen varret në Vatikan, shtohet misteri i adoleshentes së zhdukurImage result for Hapen varret në Vatikan, shtohet misteri i adoleshentes së zhdukurImage result for Hapen varret në Vatikan, shtohet misteri i adoleshentes së zhdukur

Next Post
FOTO/ Zbulohet truproja që i “rrëmbeu” zemrën princeshës Haya, gruas së Sheikut të Dubait

FOTO/ Zbulohet truproja që i "rrëmbeu" zemrën princeshës Haya, gruas së Sheikut të Dubait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In