Alisa Shevchenko është një hackere e punësuar nga kompanitë për sigurinë online dhe dyshohet se ka gisht në manipulimin e zgjedhjeve në SHBA. SHBA e ka vendosur atë në një listë sanksionesh duke supozuar se ajo ka ndihmuar presidentin rus për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të Trump. Kompania e saj e quajtur ZOR besohet se i ka dhënë informacion Inteligjencës së huaj ruse. Ajo i mohon akuzat dhe pretendon se nuk është e përfshirë.