• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Vullnetar për të luftuar kundër Rusisë: Ja ushtari veteran i SHBA që po lufton për paqen në Ukrainë

by Java News
05/06/2022 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matthew Parker është një veteran i ushtrisë amerikane që shërbeu në Irak së bashku me një ushtar amerikano-ukrainas. Kur mësoi se Rusia sulmoi Ukrainën, ai vendosi të ndihmojë ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre. Ai është ndër mijëra amerikanët që Ukraina thotë se i janë bashkuar legjionit ndërkombëtar për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.

Veterani amerikan Matthew Parker mbërrin në Varshavë të Polonisë, nga ku do të vazhdojë drejt Ukrainës.

Ai është një ndër të huajt e shumtë nga mbarë bota që kanë dalë vullnetarë për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.

Si pjesë e legjionit ndërkombëtar të Ukrainës, puna e zotit Parker është të trajnojë pjesëtarët e tjerë të ushtrisë ukrainase.

“Nuk kisha asnjë pritshmëri. Doja të shikoja njëherë se çfarë pune do të ishte, sa ushtarë janë, në çfarë gjendjeje janë pajisjet, për të kuptuar situatën. Sikur të më çonit në punë për herë të parë”, thotë zoti Parker.

Veteran me 22 vite eksperiencë, luftimi për të është pjesë e të shkuarës. Ai thotë se detyra e tij tashmë është që të ndihmojë Ukrainën të mbrohet dhe të ndalë luftën.

“Është viti 2022. Pse po luftojmë? Pse nuk kemi arritur në një pikë ku të ulemi, të flasim për gjërat dhe të negociojmë? Dhe jo të luftojmë. Shoqëritë tona kanë përparuar mjaftueshëm. Nuk jemi në vitet 1400. Kemi teknologji të re dhe arsimim; supozohej që të ishim të avancuar”, thotë zoti Parker.

Ai ka shërbyer në Bosnjë, Irak, Afganistan dhe shumë vende të tjera, dhe thotë se beteja ndaj agresionit rus në Ukrainë është një luftë për civilizimin.

“Kjo luftë filloi në Ukrainë në vitin 2014. Por, i ka fillimet shumë më herët. Të gjithë mendojnë se ishte 2014, por jo. Kjo ka filluar kohë më parë. Kjo ka filluar edhe përpara se Ukraina të ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Këto janë luftëra dhe argumenta të vjetra që rikthehen pasi njëri brez ia kalon tjetrit. Nuk përfundon këtu. Urrejtja është ndër breza. Kjo është vërtet e rëndësishme, pasi shërbeu për ta zgjuar Evropën. Nuk mendonin se mund të ndodhte sërish diçka e tillë”, thotë ai.

Me këto bindje të thella, zoti Parker po vë në përdorim aftësitë e tij ushtarake, fillimisht në një kamp trajnimi në Poloni dhe tashmë në terren në Ukrainë.

Ostap Semerak është koordinatori i legjionit ndërkombëtar.

“Vendimi u bazua tek vullneti politik për të ftuar të gjithë popujt nga mbarë bota që kanë dëshirën ta mbështesin Ukrainën, popullin ukrainas dhe vendin tonë në luftën ndaj terrorizmit, ndaj agresionit të Federatës Ruse, dhe për të mbështetur demokracinë ukrainase dhe kombin ukrainas”, thotë ai.

Zoti Semerak, ish-ministër në qeverinë ukrainase, thotë se vullnetarët vijnë nga shumë pjesë të globit.

Por, ata duhet të përmbushin disa kritere shumë specifike.

“Kemi kritere absolutisht të qarta dhe të kuptueshme se duhet të jenë në moshën nga 30 deri në 45 vjeç. Dhe jo vetëm me eksperiencë ushtarake por edhe në luftime, përgjithësisht veteranë nga qeveri të ndryshme që dëshirojnë tashmë t’i bashkohen kauzës sonë”, thotë zoti Semerak.

Matthew Parker i ka kaluar të 50-tat dhe nuk përmbushte kriterin e moshës. Ai hasi në vështirësi për t’u pranuar në legjionin ndërkombëtar. Megjithatë, pasi studiuan nga afër aftësitë dhe përvojën e tij, ushtria ukrainase e mori atë për të stërvitur të tjerët dhe për të ndihmuar në krijimin e legjionit të saj ndërkombëtar./VOA/m.j

Next Post
Kryeministri ka përballë historinë/ Veteranët e UÇK, protestë kundër Albin Kurtit: Kurrë nuk e deshi luftën

Kryeministri ka përballë historinë/ Veteranët e UÇK, protestë kundër Albin Kurtit: Kurrë nuk e deshi luftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In