Ditën e hënë u zhvillua seanca e parë plenare për seisionin e ri. Opozita e nisi me debate duke ngulmuar te votimi elektronik.
Por jo të gjithë deputetët opozitarë ishin të zënë me këtë debat. Kishte edhe nga ata që nuk e kishin mendjen te debati por…te loja.
Alban Zeneli u fotografua teksa luante lojën e famshme “Candy Crush” në celuilarin e tij./a.m.