TIRANE
Një mik i madh i shqiptarëve vjen sot në Tiranë. Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, do të nderohet në një ceremoni të posaçme, me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex”, shkruan Veliaj.
Mësohet se ceremonia do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.