• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Vis Martinaj duke u puthur me ish-misin për 40-vjetorin e lindjes

by Java News
07/10/2022 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej gati dy muajsh është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.

Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar? Përgjigjen e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte.

Por, së fundmi janë publikuar shumë foto të tij që dyshohet se janë realizuar kohë më parë, si ajo tek klubi i njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, apo foto nga plazhi dhe në momente të tjera.

Sot, Ervis Martinaj bën 40-vjeç dhe është publikuar një tjetër foto që ka lidhje pikërisht me ditëlindjen e tij.

Nga mbishkrimi sipër fotos kuptohet se është realizuar për ditëlindjen e Ervis Martinajt.

“Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgoj lutjet e mia çdo natë” shkruhet sipër fotos ku fytyrat e personave janë zënë me shirit të zi.

Ervis Martinaj njihej për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit shqiptar, pasi nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se natën e 5 gushtit 2022 e ka kaluar në një hotel të njohur në Durrës me misin me iniciale, D.K.

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi pak ditë më parë gjatë një interviste televizive se fotot e Ervis Martinajt po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.

Për herë të fundit Ervis Martinaj, biznesmeni është parë mbrëmjen e 7 Gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21.15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.

Sipas portalit “Prapaskena” vajza është Deta Kokomani “Miss Univers Albania 2022”, e cila ka shoqëruar Martinajn para se të zhdukej.

Deta Kokomani është marrë në pyetje, dhe ka treguar para hetuesve se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Martinaj, në një hotel në Durrës.

E marrë në pyetje nga prokurorët Kokomani ka pranuar se kishte që nga muaji janar i 2022 që shoqërohej me Ervisin, me të cilin tha se ishte njohur përmes rrjeteve sociale.

“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, ka thënë Deta.

Ajo ka shtuar se tentoi të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak ka nisur të shqetësohet dhe ka marrë në telefon me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për 40-vjecarin. Deta u shpreh se nuk e kishte idenë se me kë ishte përplasur Martinaj dhe për cilat arsye, ndërsa ka theksuar se ai nuk i shprehte shqetësim dhe nuk i tregonte ngjarje që lidheshin me të.

/f.s

Next Post
Shtrenjtimi i energjisë, edhe Rama nis kursimin me panele në tarracë

Shtrenjtimi i energjisë, edhe Rama nis kursimin me panele në tarracë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In