Kati i pestë i një pallati te vjetër në qytetin e Pogradecit është djegur.
Janë tetë apartamente, që u përfshinë nga flakët, në rrethana të paqarta. Shërbimi zjarrëfikës e pati të vështirë fillimisht që t’i afrohet zonës, ku kishte rënë zjarri, për të shuar flakët që u përhapën me shpejtësi.
Një punonjës i ekipit zjarrëfikës dhe një banor i pallati kanë mbetur të lënduar.
Zjarri ka zbritur deri në katin e katërt, duke dëmtuar rëndë banesat e pallatit, ndërkohë forcat zjarëfikëse të ardhura edhe nga rrethet kanë bërë përpjekje për disa orë, që të shuanin flakët, me qëllim për të mos rrezikuar banesat e tjera.
Pallati ndodhet në qendër të qytetit dhe një nga banesat në flakë raportohet se është edhe në pronësi të ish-kryetares së bashkisë së Pogradecit, Elida Canka.
Madje katit shtesë që mori sot flakë ndërtuar nga ish kryebashkiakja e këtij qyteti para vitit 2000.
Banorët aty raportojnë se ka patur edhe shpërthime bombolash gazi që e bënin të pamundur ndërhyrjen. Ndërkohë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë dhe e ka patur të vështirë të hyjë në zonën me shumë ndërtime.
Sapo kanë nisur flakët, banorët e pallatit janë larguar menjëherë jashtë për të shpëtuar.
Menjëherë, pasi flakët janë vënë nën kontroll, policia po kryhen hetimet mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.




g.kosovari











