Një pallat 8-katësh në lagjen “Kodra e shtyfit” në qytetin e Gjirokastrës rrezikon shembjen për shkak të rëshqitjeve të dherave.
Policia ka evakuuar të gjithë banorët e pallatit dhe pritet të bëhet një raport nëse objekti rrezikon ose jo shembjen.
Sikurse mund ta shikoni në fotot dhe në video, edhe rruga që të çon drejt pallatit është shkatërruar tërësisht.
Dherat që kanë rëshqitur kanë depërtuar në apartamentet deri në katin e dytë të pallatit. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
a.ç