Vijojnë të jenë ende aktive disa vatra zjarri në Peqin, të cilat janë shfaqur prej ditës së enjte.
Nga zjarri janë prekur deri më tani të paktën 6 hektar ullishte dhe masive me shkurre.
Megjithë mobilizimin e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Peqinit dhe bashkive fqinje të Rrogozhinës, Belshit, Elbasant, Cërrikut e Gramshit, situata mbetet problematike, pasi në pjesën më të madhe terreni është i vështirë për t’u ndërhyrë. BW