• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO-VIDEO/ “Mr. Bean” nga Berati që njihet ndërkombëtarisht… përveçse në Shqipëri

by Java News
27/01/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I lindur në qytetin e “1001 dritareve”.  Në mediat ndërkombëtare shumë kanë shkruar për të, pavarësisht se në Shqipëri nuk njihet. Faiket Luari është Mr.Bean shqiptar dhe një nga më të suksesshmit, nga ata që imitojnë Mr.Bean e vërtetë. Pas vështirësive të jetës më në fund fati i buzëqeshi, por jo në Shqipëri… Përtej oqeanit.

Faiket Luari 3

Ne të tiranapost.al kemi folur me Mr.Bean shqiptar duke mësuar më shumë për jetën e tij e duke e sjellë historinë e suksesit të një njeriu punëtor dhe që nuk dorëzohet kurrë.

-Ju jeni i njohur ndërkombtarisht, por jo në Shqipëri… Na tregoni pak për të kaluarën tuaj…

Linda dhe u rrita ne qytetin e veçantë të Beratit. Mbarova shkollën artistike “Ajet Xhindoli” për pikturë. Artin e kam pasur gjithmonë në zemër. E kisha me shumë pasion por ama nuk shkova në konkurrim për në universitet sepse e zbulova qe kisha probleme me ngjyrat. Me sa di unë  9% e meshkujve në botë kanë probleme me ngjyrat.  Pasi një sezoni në rruge kryq, doli mundësia për të studiuar në Malajzi. Mbarova universitetin për komunikim.

Faiket Luari 5

-Si nisi karriera juaj?

Jeta mori një ndryshim të madh përpara 4 vjetësh. Ishim me shoqërinë në ishullin turistik Bali, të Indonezisë dhe në një nga pikat turistike ishte një vizatim i Mr.Bean, por artisti nuk ishte aty. Unë vajta dhe pozova si Mr.Bean dhe të gjithë shokët e shoqet filluan të merrnin fotografi. Edhe turistët e tjerë erdhën dhe filluan të merrnin foto. Babai im shpirtëror në darkë me tha që të filloja të beja shfaqje si Mr.Bean. Do kesh bekimin e Zotit, me tha. Unë në atë kohe isha “General Manager” për një kompani në Malajzi. Erdhi mundësia se dikush merrej me shfaqje e talente. Unë bëra fotografi të vetes si Mr.Bean dhe ja dhashë atij për ta provuar në market. Kërkesat filluan dhe shfaqjet filluan.

Pas disa muajsh, mentori im, babai shpirtëror me tha ta merrja Mr.Bean në një biznes, nivel tjetër duke lenë punën me rrogë e të vazhdoja më shumë me shfaqje. Megjithëse pata frike, sepse asnjë nuk ishte imitues i Mr.Bean,  e mora guximin dhe e lashë punën. Falënderoj Zotin se edhe gruaja ma mbështeti vendimin.

Këtej ka imitues të Michael jackson, Elvis Presley, Elton John, Bee Geez, por nuk kisha dëgjuar për imitues të Mr. Binit. Problemi tjetër në mendje ishte sesi mund të bënim shfaqje “live” sepse Mr.Bean u be i njohur me seritë në televizion! Më ndihmoi shumë gruaja me ide për shfaqjet dhe për të përmirësuar rolin kritikën më të madhe e merrja nga vajza, ime sepse fëmijët janë drejt e drejt. Tani janë bërë 4 vjet e ca që kemi shfaqje gjithandej në Malajzi, në Kinë, Singapor, Tailandë, Filipine.

Faiket Luari 4

-Fitimet e shfaqjeve që ju jepni, shkojnë për bamirësi, mendoni se një ditë këtë aktivitet do ta zhvilloni në Shqipëri ?

Nuk ka gjë me interesante sesa kur shikon reagimin e njerëzve. Disa nuk e kuptojnë qe jam imitues, i duket sikur jam Mr.Bean i vërtet. Kur vijnë për fotografi shumë më thonë tek veshi, “të shikoj në televizor gjithmonë”, “unë fle me ariun tende natë për natë”. Ketë vit, 2017, filluam të mbështesim organizata për bamirësi, “The Giving Bank”.

Karakteri i Mr.Bean është i njohur nga të gjithë moshat, racat prandaj shumë kërkesa erdhën që t’i mbështesnim me akte bamirësie dhe për të tërhequr publicitet. E bëmë një prove me “The Giving Bank” dhe më vërtet gazetat na panë dhe shkruan artikuj të suksesshëm. Kam shumë dëshirë të kontribuoj për vendin tonë,  Shqipërinë sa të më jepet mundësia.

Faiket Luari 2

Kur isha në Shqipëri, pash se shumica e njerëzve janë dhe shikojnë gjerat në mënyrë negative. Përveç shfaqjeve si Mr.Bean jam edhe trajner. Trajnoj në fushën e burimeve njerëzore, sidomos transformimin e mendjes duke parë jetën dhe gjerat pozitivisht. Bashkë me gruan kemi krijuar edhe një cikël sërish për jetën quhet “LifeSeries” www.lifeseries.net Objektivi është te inspirojmë brezat e rinj të bëhen te suksesshmen në jetë.

-Si e shikoni nga larg Shqipërinë, mendoni se do të bëhemi një vend tamam evropian?

Shqipëria ka potencial të behet siç është Singapori në Azi. Por për mendimin tim, ndryshimi fillon në mënyrën qe mendojmë./tiranapost.al/a.k

Next Post
Trondit Gorbaçov: Duket sikur bota është duke u përgatitur për luftë…

Trondit Gorbaçov: Duket sikur bota është duke u përgatitur për luftë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In