Një varkë e vetmuar brigjeve të një mali të akullt, ishuj akujsh që notojnë në ujë dhe balena që kërcëjnë nën sipërfaqen e tij, janë pak nga mrekullitë e territorit më pak të vizituar në botë, Antarktida. Edhe pse zona më e vetmuar përsa i përket njerëzimit, Antarktida ofron pamje nga ato që të lenë me frymën pezull.
Suedezi Kalle Ljung ka krijuar këto fotografi gjatë një ekskursioni në Melchior në vitet 2014-2015. Frymëzuar nga babai i tij që udhëtoi për 3 vjet me varkë anembanë botës, Ljung vendosi të marrë varkën e tij dhe të inspektojë Antarktidën duke na sjellë këto imazhe.
(d.b/Shqiptarja.com)
– See more at: http://shqiptarja.com/Metronews/2729/–8203-balena-q–fluturojn–mbi-uj–male-me-akuj-kjo–sht–antarktida-411724.html#217091_mbyll