Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka reaguar ndaj komente fyese që ka marrë nga ana e serbëve në rrjetet sociale, pasi ajo po përkrah nismën që “Apple” të vendos Kosovën në hartë.
Teksa tregon mesazhet e shumta që i kanë shkuar në adresë të saj, këngëtarja shqiptare shkruan se mundet me marrë dikë e t’ju bëjë bllok të gjithëve, por ka vendosur që fillimisht t’i tregojë botës se çfarë race janë.
“A din si eshte puna…une muj me punesu dikon me nejt gjithe diten tu ju blloku raportu, ama fillimisht du mi ja bo botes me dije cfare rrace jeni JU…ju vazhdoni…
Google translate nese doni me marr vesh (ose ma mire, mesojeni gjuhen shqipe, pse jo.. eshte nje nder gjuhet ma te vjetra ne bote”, ka shkruar këngëtarja.
/e.rr