FOTO/ Vesa Luma dhe Big Basta, kurorë në kalanë e Sarandës
Vesa Luma dhe Big Basta, i fejuari i saj, më në fund kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të veçantë të organizuar në qytetin e Sarandës.
Në rrjetet sociale është publikuar fotografia e ceremonisë, në të cilën shihet çifti i sapomartuar.
Vesa e kishte bërë paralajmërimin gjatë ditës së premte përmes një postimi të veçantë në Instagram.
“Nesër (e shtunë) një ditë e madhe për mua dhe gjysmën time Big Basta… Saranda dhe kjo Kala është ajo që i dha vulën dashurisë sonë vite më parë… Po e ndaj me ju këtë moment të bukur sepse keni qenë edhe ju një arsye e fortë që ne dy të vijmë deri në këtë pikë. Kemi nderin dhe kënaqësinë sepse kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka do të jetë ajo që do të kurorëzojë ligjërisht lidhjen tonë… dhe në këtë Kala, që do të jetë e mbyllur nesër, do të jenë pranë nesh njerëzit që na kanë qëndruar afër gjithmonë!”, kishte shkruar këngëtarja.