Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, vajza e Jozefina Topallit është fotografuar me të dashurin e ri
Prej vitesh, vajza e bukuroshe e Jozefina Topallit ka qenë në një lidhje me këngëtarin Luiz Ejlli. Ata u ndanë në vitin 2017 pa dhënë shumë detaje rreth arsyeve që çuan në këtë vendim.
Prej kohësh po përflitej se Megi ka nisur një marrëdhënie tjetër romantike, por që nuk kishte asgjë konkrete për ta vërtetuar. “IconStyle’ ka arritur të sigurojë disa foto që provojnë marrëdhënien e re të vajzës së Topallit.
Ajo është shfaqur duke ecur me të dashurin, në rrugicën afër shtëpisë së saj në ish-Bllok. Lidhja duket të ketë kaluar në stadin e bashkëjetesës.
g.kosovari