Disa fotografi satelitore kanë zbuluar forcat e regjimit komunist të Kim Jon-ut duke ekzekutuar brutalisht njerëz, ndërsa të tjerë shikonin aktin.
Imazhet, të cilat janë lëshuar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut janë marrë në tetor të vitit të kaluar.
Ekspertët kanë thënë se bëhet fjalë për një ndëshkim mizor dhe të pazakontë. Sipas ekspertëve, fotografitë shfaqin pamjet në poligonin e trajnimit të ushtrisë në afërsi të kryeqytetit Pyongyang, duke i përdorur si shënjestër qitje nga distanca të largëta.
Redaksia Online
(JavaNews.al)










