Kjo ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një repart ushtarësh në zonën Suqian, të provincës Jiangsu të Kinës. Arsyeja se pse ushtarët rrinë gatitu këtij qeni është tejet domethënëse.
Ushtarët në fjalë para qenit po dalin në pension dhe kështu ata po e përshëndesin qenin-rojë për herë të fundit. Sipas medieve kineze ky ritual zbatohet pothuajse në të gjitha kampet e ushtrisë kineze, dhe kjo pasi që qentë si pjesë shumë e rëndësishme e ushtrisë së një vendi. Ata, ndihmojnë ushtarët në shumë raste të rrezikut, mbrojnë ata gjate natës dhe qëndrojnë besnik ndaj tyre, transmeton Gazeta e Re. /ma.me