• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ U vra në derën e shtëpisë, arrestohet personi i dytë i dyshuar për vrasjen e 9-vjeçares

by Java News
28/08/2022 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet një tjetër person i dyshuar për vrasjen e 9-vjeçares Olivia Oratt-Korbel.

Ky është arrestimi i dytë i bërë për vrasjen tragjike të 9-vjeçares Olivia, e cila u vra në derën e shtëpisë së saj ndërkohë që e ëma u përball me një person të armatosur.

Sipas BBC, i  arrestuari i dytë është një 33-vjeçar nga Dovecot i Liverpool-it i cili akuzohet edhe për dy vrasje të mbetura në tentativë.

“Hetimi për vrasjen tragjike të Olivia-s është duke vazhduar dhe ne fuhet të krijojmë një pasqyrim të qartë të provave në mënyrë që t’i nxjerrim personat përgjegjës para drejtësisë”, tha zëdhënësi i policisë së Merseyside.

Më herët është arrestuar me dyshimin për vrasje edhe një 36-vjeçar.

Olivia u vra kur nëna e saj hapi derën e përparme pasi dëgjoi zhurma jashtë. Në atë moment Joseph Nee, po ndiqej nga disa persona të armatosur. Ai tentoi të hynte në shtëpinë e tyre dhe u qëllua me armë zjarri. Nga të shtënat humbi jetën vajza vetëm 9 vjeçe e po ashtu u plagos nëna e saj, e cila tashmë ka dalë nga spitali.

Edhe Nee u plagos në pjesën e sipërme të trupit dhe u dërgua menjëherë në spital nga një person i tretë me një makinë tip ‘Audi’ ngjyrë e zezë.

Joseph Nee do të rikthehet në burg sapo të përfundojë trajtimin në spital.

Policia ka bërë publike pamje të makinës që dyshohet se ka çuar në spital objektivin e ngjarjes. Ky automjet është sekuestruar dhe është në proces të ekspertizës mjeko-ligjore.

Edhe pse deri më tani janë bërë dy arrestime për ngjarjen e cila tronditi Liverpoolin, ku mbeti e vrarë 9-vjeçarja, ngjarja është ende e pazbardhur.

“Megjithëse kemi bërë arrestime në lidhje me vrasjen e  tmerrshme të Olivias unë dua ta bëjë plotësisht të qartë se ne kemi nevojë për çdo informacion në lidhje me këtë hetim dhe me këtë makinë”, ka thënë detektivi Mark Baker duke kërkuar ndihmë nga çdo person i cili mund të ketë më shumë dijeni për ngjarjen.

Next Post
“E njoh që të vogël”/ 49-vjeçari që plagosi fqinjin lihet në burg: Më goditi me grusht, e bëra për…

“E njoh që të vogël”/ 49-vjeçari që plagosi fqinjin lihet në burg: Më goditi me grusht, e bëra për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com