Në finalen e “Big Brother VIP” Stresi dhe Vedat Bajrami ishin përballë njëri-tjetrit kokë më kokë. Por, në fund ishte reperi ai që triumfoi duke marrë 160 mijë euro.
Dhe duket se kjo ka shkaktuar kontestime dhe hatërmbetje te Vedati. Siç e do tradita, pas mbarimit të formatit është mbajtur “Post Big Brother Vip Kosova” ku të pranishëm ishi një pjesë e madhe e banorëve.
E që në fillim mori vëmendje mungesa e Vedat, për të cilin Elita Rudi tha se nuk ka pranuar ftesën.
Ndërkohë që transmetimi i emisionit vijonte, Vedati ka publikuar në mediat socuale një sondazh, ku ai ka marr 40 përqind të votave për fotues, kështu edhe duke dalë i pari nga të gjithë finalistëve.
“I popullit jam dhe do të mbetem gjithmonë ne zemrat e tyre”, ka shkruar Vedati duke ironizuar kështu produksionin.
/s.f