Protesta e opozitës ka nisur me incident, ku ish kryeministri Sali Berisha është goditur me grusht nga një qytetar.
I riu me bluzë të kuqe, është afruar, teksa Berisha dhe Meta ishin duke marshuar. Djali i ri është afruar me shpejtësi dhe e ka goditur me grusht me dorën e majtë.
Bodiguardët e Berishës kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar të riun, të cilin e kanë goditur për disa çaste. Panorama.al ka siguruar momentet, pas goditjes së Sali Berishës.
Ish-kryeministri ka marrë të çara në fytyrë dhe në hundë. Ndërkohë që nuk është tërhequr nga protesta, por ka vijuar marshimin.
/e.d