• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Tre fusha të reja sportive në shkollat e Kasharit

by A R
16/03/2019 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre fusha të reja sportive në shkollat “Katund i Ri” dhe “Sadik Stavialeci” i shtohen Kasharit, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për 1300 nxënësit e zonës, por edhe komunitetit aty. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe austriake, mundësoi rehabilitimin e 3 fushave sportive të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme, për të siguruar një mjedis të sigurt e të përshtatshëm, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për nxënësit e Kasharit.

I shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e përfaqësues të komunitetit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve. “Ajo që thonë të gjithë është: Shiko sa bukur duket Tirana, ja Sheshi Skënderbej, ja Pazari i Ri, ja Parku i Liqenit, ja Bulevardi i Ri – dhe m’u desh që t’u shpjegoja se Tirana që kemi sot nuk është vetëm ajo e qendrës urbane. Tiranë është edhe Kashari, edhe Krraba, edhe Ndroqi, edhe Dajti, edhe Shëngjergji, Zall-Bastari, Zall-Herri; pra, duhet të fokusohemi edhe te Tirana e periferisë, si sot”, tha Veliaj.

Ky investim, i zbatuar dhe i bashkëfinancuar nga Bashkia e Tiranës si pjesë e Skemës Pilote të Granteve lançuar nga Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri, përfshiu rinovimin total të rreth 1235 m2 fushë sportive, si dhe pajisjet e nevojshme sportive. Kryebashkiaku tha se më shumë se një vend i stërvitjes fizike, këto mjedise janë edhe një vend për formimin e karakterit të qytetarëve për të nesërmen.

“Ky nuk është vetëm një vend ku ‘parkohemi’ për disa orë, sa për të mos ndenjur në rrugë. Ky është një vend ku mësojmë si fitojmë, si humbasim, se jeta ka edhe fitore, por edhe humbje. Ndaj, më shumë sesa stërvitje fizike, kjo është edhe një stërvitje për karakterin tonë. Siç e keni vënë re kur shihni lajmet, një nga problemet në Shqipëri është se të rriturit e sotëm kanë pasur fëmijëri të këqija dhe nuk dinë as si të humbasin, as si të fitojnë, ndaj unë besoj se gjëja më e rëndësishme këtu, përveç trajnimit të trupit, është trajnimi i karakterit, loja në skuadër. Te kjo ne besojmë shumë fort”, tha ai, ndërsa ftoi qytetarët e Tiranës që të dielën e 17 Marsit t’u bashkohen festimeve me mbi 50 aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat që janë organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Fushat sportive të rikonstruktuara i kushtohen jo vetëm të rinjve dhe nxënësve të shkollave respektive, por mbarë komunitetit vendas, duke promovuar aktivitete sportive e rekreative, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes dhe përfshirjen më të madhe sociale në këtë zonë. “Ashtu siç janë hapur të 62 shkollat në Tiranë, edhe shkollat e Kasharit do të qëndrojnë hapur pas mësimit. Një pjesë e juaja, pasi mbaron detyrat, kthehet prapë për një ndeshje volejbolli, për një ndeshje kalçeto, për një ndeshje basketbolli, për një takim me komunitetin, për një takim me prindër, për një panair bujqësor ose artizanati, për festimet e Ditës së Verës, apo të 5 majit, apo 1 qershori i fëmijëve. Ne duam që shkolla të kthehet nga një vend ku kalamajtë parkohen për 6 orë, në një vend ku i gjithë komuniteti, e gjithë familja, fëmijë dhe të rritur, të kenë mundësi të aksesojnë shkollat tona gjatë gjithë ditës”, deklaroi Veliaj.

Ambasadori zviceran, Adrian Maître u informua mbi rezultatet dhe impaktin që ky projekt do të ketë për djemtë dhe vajzat e zonës, por edhe për mbarë komunitetin e Kasharit. Ai ndau me pjesëmarrësit rëndësinë që ka përmirësimi i infrastrukturës arsimore për të ndërtuar në të ardhmen komunitete të forta e të qëndrueshme. “Nëpërmjet edukimit cilësor dhe një infrastrukture të përshtatshme arsimore ne mund të luftojmë pabarazitë dhe të adresojmë sfidat e zhvillimit rajonal”, theksoi ai.

/a.rada

Next Post
Më pak police femra, si është rrethuar Kryeministria për protestën

Më pak police femra, si është rrethuar Kryeministria për protestën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In