Policia greke ka sekuestruar 37 kilogram marijuanë në kufirin greko shqiptar. Lënda narkotike është gjetur në një zonë pyjore në Argos Orestiko te Kosturit, ndërsa janë arrestuar 4 shqiptarë.
Policia greke ka pikasur në një zonë pyjore dy shqiptarë 30 dhe 60 vjeç duke shoqëruar një mushkë qe transportonte 2 çanta. Pasi kanë shkarkuar çantat, ata i fshehën ato në pyll, ndërsa qëndruan pranë deri ne mbrëmje, kur erdhi një mjet ku udhëtonin 2 shqiptare 34 dhe 42 vjeç.
Pas kësaj ka ndërhyrë policia duke arrestuar të 4 shqiptarët. Mësohet se dy të paret u arrestuan në tentativë për t’u futur në tokën shqiptare. Çantat kishin brenda 21 pako me 37 kg e 250 gram marijuanë. Policia sekuestroi 1 makinë, 1 mushkë, 7 celularë me 8 karta SIM, ndërsa vijon hetimet për trafikantë të tjerë të përfshirë.
ma.me