Nëse do të hapje TVSH-në nja dy ditë më parë, teksa shfaqej një emision kulture, do të shikoje një personazh me flokë të gjatë dhe me syze dielli mbi kokë, edhe pse ishte në studio.
Personazhi në fjalë, nuk ishte ndonjë person anonim, veçse ka vite që është zhdukur nga ekrani.
Ai ishte Gaqo Apostoli, ish-ministër dhe ish-deputet. Ndryshimi i tij, siç shihet dhe nga fotot, është drastik.
Gaqo Apostoli ka mbajtur postin e ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve në qeverinë e Fatos Nanos në 1997-98.
Apostoli ka qenë deputet i Partisë Socialdemokrate kur drejtohej nga Skënder Gjinushi.
/f.s