Basketbollisti i New Orleans Pelicans, Bryce Dejean-Jones është vrarë të shtunën në Dallas. Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur kur Dejean-Jones hyri në një apartament të gabuar.
Një banor i Dallasit i ka thënë policisë se ka dëgjuar dikë duke hyrë në apartament. Lojtari i NBA-së kishte shqelmuar derën kur thirri një person, i cili nuk i është përgjigjur. Pas kësaj, Dejean-Jones the derën me shqelm, por u qëllua me armë nga personi që ishte brenda. Ai vdiq në një spital shkaku i plagëve të marra. Basketbollisti 23-vjeçar luajti për Pelikanët gjatë këtij sezoni, ndërsa më herët kishte luajtur për kolegjet e Iowa State, Nevadas dhe Californias Jugore.
ma.me