Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e sotme 31 vjeçarin nga Tiurana të dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim. Shtetasi në kërkim Ëi Ferizaj (Allkoci ), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Gazeta “Panorama” ka siguruar edhe vendimin e plotë të gjykatës së Tiranës. Në vendim jepen detaje nga ngjarja dhe faktet e zbuluar nga hetimi. Po ashru në fashikuj ëhstë edhe deklarata e Endri Kroji i cili ka pohuar se ka lidhje shoqërore e Gentian Shehaj, një prej autorëve të veprës. Po ashtu ka pohuar edhe dijeninë për kryerjen prej tij së bashku me të pandehurin Ervis Berisha dhe Ëi Ferizaj të vjedhjes së një shume 14 mijë ose 15 mijë euro që ishte ndarë ndërmjet tyre.
Këtë dijeni sipas tij e ka mësuar nga vetë Gentiani. Aty ka ardhur nga jashtë Gentiani, i cili ka qëndruar në këmbë dhe është shprehur ”kemi bërë një punë, por kam frikë mos na kuptojnë”. Nga shqyrtimi i akteve te hetimit paraprak pjese e fashikullit te gjykimit dhe kerkeses per gjykim te prokurorit janë pretenduar faktet e mëposhtëme:
Në datën 06.01.2013, rreth orës 08:20, në rrugën “Thanas Ziko”, në afërsi të vendit të quajtur “Medreseja” në Tiranë, i pandehuri Ervis Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sovjetik Doko shumën në valutë 14 200 euro dhe 30 USD, që ai kishte me vete për shkak të aktivitetit të tij si kambist në një dyqan këmbimi valute. Vjedhjen i pandehuri Ervis Berisha dhe bashkëpuntorët i tij në vepër e kanë kryer në rrethanat kur po qarkullonin me një autoveturë tip “Fiesta” dhe kanë sajuar një skenë aksidenti me të dëmtuarin, i cili ndërkohë po lëvizte me motorr.
I dëmtuari, i cili banon në rrugën “Qemal Stafa” sapo kishte dalë nga shtëpia me motorrin tip Yamaha me targë TR 1C 39 për të shkuar në dyqan, teksa është futur tek një rrugë pranë “Shkollës së Kuqe” dhe për 50 metra do të dilte në rrugën kryesore (Rr.e Dibrës), është goditur nga pas nga vetura tip “Ford Fiesta” me preteksin se gjoja kërkonte rrugë kalimi, duke bërë që ai të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet përtokë. Në këto rrethana personat brenda në mjet kanë filluar ta shajnë për gjoja dëmin që i kishte shkaktuar veturës nga përplasja, pastaj dy prej tyre (nga të cilët njëri Ervis Berisha) kanë zbritur dhe kanë kryer gjithë veprimet e tjera deri në realizimin e qëllimit të vjedhjes. Njëri nga autorët i ka vendosur këmbën mbi bark duke mos e lejuar të lëvizë dhe ndërkohë ka filluar të kontrollojë sediljen e motorrit, ndërsa tjetri e ka ngritur nga krahët dhe pasi e ka mbështetur tek vetura ka filluar ta kontrollojë të dëmtuarin në trup duke u shprehur ”lekët, lekët”.
Pasi i kanë gjetur në xhepin e brendshëm të xhupit shumën e parave në valutë të mbështjella me llastik, të dy këta persona kanë hipur në mjet dhe janë larguar me shpejtësi në rrugën e Dibrës me drejtimin për nga qendra e qytetit. Në momentin e largimit, njëri prej tyre ka hedhur nga dritarja çelësat e motorrit të të dëmtuarit, pasi paraprakisht kishte bërë përpjekje për ta ndezur këtë mjet.
I dëmtuari ka njoftuar familjarë të tij dhe policinë, e cila ka nisur edhe procedurat për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve. Gjatë veprimeve të para të kryera në vendin e ngjarjes nga policia gjyqesore është sekuestruar dhe kqyrur motorri me targe TR 1 C 39. Gjate kqyrjes së motorrit TR 1 C 39 nuk janë gjetur gjurmë papilare. Gjithashtu sendet, qese plastmasi të marra si provë materiale në mjet, sipas aktit të ekspertimit vlerësues Nr.421, datë 15.01.2013 kanë rezultuar pa gjurmë të vlefshme për identifikim.
Në deklarimet e tij mbi ngjarjen, shtetasi i dëmtuar Sovjetik Doko, sqaron për mjetin veturë karakteristikat fizike të fiksuara prej tij, tipin “Ford”, ngjyrën jeshile e errët, etj. Në lidhje me autorët ai ka spieguar se i kishin bërë goditjen si preteks për t’i marrë lekët e aktivitetit, pasi çdo dite në të njëjtën orë, përshkonte të njëjtën rrugë nga shtëpia për në dyqan. Ai ka deklaruar se kishte me vete në xhepin e xhupit sasinë 14 200 euro dhe 30 dollare të mbledhura me llastik. Pasi ka përshkuar itenerarin e zakonshëm dhe për 50 metra do të dilte në rrugën kryesore, ka dëgjuar një zhurmë makine nga pas që e ka nënkuptuar si kërkesë për ti hapur rrugën pastaj një si dhe dhënie gazi. Ndërkohë ka ndjerë se motorri është goditur në pjesën e pasme dhe vetë është rrezuar për tokë. Pasi personat në makinë kanë dalë jashtë, kanë filluar ta shajnë duke i thënë që ju prishi makinën dhe menjëherë kanë filluar të kontrollojnë motorrin duke hapur sediljen, kapur qeset bosh që ndodheshin aty, pastaj i kanë thënë se ku i kishte lekët. Pasi ju ka thënë se i kishte në dyqan, ata kanë vazhduar ta shajnë, pastaj ta kapin për krahësh dhe afrojnë dhe mbështesin tek mjeti ku aty kanë filluar ta kontrollojnë nëpër xhepa, ndonëse vazhdimisht ai ju ka thënë se do t’ua paguante dëmin. Ndërsa i kanë gjetur në xhepin e brendshëm të xhupit shumën e parave 14 200 euro dhe 30 dollarë, kanë hipur dhe janë larguar me mjet në drejtim të qendrës. Pas largimit të tyre është çuar dhe ka marrë motorin, ndërkohë që ka takuar një djalë kalimtar në rrugicë, që i ka thënë se kishte parë gjithë veprimet e autorëve dhe se njërin prej tyre e njihte, pasi kishte punuar lavazhier në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” dhe se ai shkonte shpesh aty për të larë makinën.
Ndërsa në deklarimet e tij shtetasi Lorenc Cani, i identifikuar si një prej okularëve në kohën e ndodhjes së ngjarjes dhe njëkohësisht ish-lavazhier në rrugën “Thanas Ziko” shpjegon se kishte qenë duke shkuar në pune kur kishte parë disa çuna që po shanin një burrë të rrëzuar nga motorri. Në fillim kishte kujtuar se po debatonin për aksident, por kur ka parë se mjeti i tyre është larguar, i është afruar burrit për t’i ofruar ndihmë dhe ka mësuar prej tij se i kishin vjedhur lekët, që kishte patur në xhup. Në kohën që mjeti ishte duke u larguar, ka parë se njëri prej tyre i ka hedhur nga brenda të dëmtuarit një palë çelsa. Këtë person e njihte për fytyrë, dinte që e kishte shtëpinë në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri”etj. Këtë dijeni e kishte për shkak se kishte punuar disa kohë më parë tek lavazhi në afërsi të kësaj shkolle dhe ky person shkonte rregullisht për të larë makinën një mjet “Ford Fiesta” me ngjyrë të errët, me tek derë me targa gjermane. Për më tepër deklaron se pas ngjarjes kishte shkuar me vajzën e të dëmtuarit, shtetasen Anjeza Doko, në afërsi të shkollës “Sami Frasheri” ku kishte parë e njohur këtë person që shoqërohej nga një vajzë dhe që mbante për dore një fëmijë të vogël.
Gjithashtu në deklarimet e dhëna ditën e ngjarjes, shtetësja Mirela Mani, shitëse e artikujve ushqimorë e industrialë në një kioskë pranë vendit të ngjarjes, sqaron dijenitë e saj mbi momentin kur mjeti veturë ka goditur personin me motorr i cili është rrezuar në tokë. Sipas saj zhurma e shkaktuar nga përplasja e makinës së vogël, me ngjyre jeshile të errët dhe tek derë, i ka krijuar fillimisht përshtypjen se ishte karambol dhe në këto rrethana ka zgjatur kokën nga sporteli. Ka parë se nga mjeti kanë zbritur dy çuna nga të cilët njëri i dobët, me gjatësi mesatare, flokë të shkurtra të zeza dhe tjetri i gjatë dhe i shëndoshë. Drejtuesi i mjetit ishte në moshë me të re se ata, rreth 20 vjeç dhe nuk ka zbritur. Dy personat që kanë zbritur nga mjeti e kanë sharë burrin e motorrit dhe donin t’i merrnin çelësin e motorit duke ju drejtuar ”nxirri ku i ke”, ndërsa ai i shtrirë ju thoshte ”nuk kam gjë”. Ndër dy personat që kanë zbritur, djali me trup të shëndoshë e mbante burrin të shtrirë kurse i dobëti i kërkonte çelësat si dhe e kontrollonte nëpër xhepa. Pasi i ka gjetur çelësat si dhe një shumë lekësh nga xhepat e brenshëm të xhupit, kanë hipur në mjet dhe janë larguar duke i hedhur nga brenda një palë çelësa.
Nga verifikimi i dëshmive të mësipërme, është identifikuar bashkë i pandehuri Ëi Ferizaj, si personi me vendbanimin në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” që dispononte mjetin veturë “Ford Fiesta” me ngjyrë jeshile të errët, me targë AA 484 FJ. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e ngjarjes, në orën 16:20 në banesën e tij dhe konkretisht në dhomën e gjumit të shtetasit Ëi Ferizaj, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 3565 euro si dhe një biletë avioni e prenotuar në emër të tij për të udhëtuar në Gjermani, Frankfurt tranzit nga Roma, me datë vajtje 10.01.2013 dhe datë kthimi në datë 15.01.2013.
Sipas deklarimeve të familjarëve të Ëi Ferizaj për ditën e ngjarjes, ai kishte dalë nga shtëpia herët në mëngjes dhe prej asaj kohe nuk dihej vendndodhja e tij. Ndërsa lidhur me shumën e eurove është pretenduar se i përkisnin familjes, ndryshe nga sa ka deklaruar bashkëjetuesja e tij, shtetësja Orkida Dergjini që nuk kishte asnjë dijeni për to. Gjithashtu, shtetësja Orkida Dergjini, sipas procesverbalit me datë 06.01.2013, deklaron se atë ditë Ëi kishte shkuar dhe e kishte marrë në shtëpi rreth orës 08 :45, pastaj së bashku me fëmijën e tyre kishin shkuar si këmbësorë tek shtëpia e prindërve të saj. Sipas saj nuk ka marrë prej tij asnjë shpjegim kur e ka pyetur se ku ndodhej automjeti, ndërsa nuk e ka parë si zakonisht të parkuar para shtëpisë.
Në lidhje me veprimet e kryera nga policia gjyqsore, shtetasi Vladimir Gega, me detyrë në kohën e ngjarjes agjent në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, deklaron se ditën që është vjedhur kambisti në rrugën ”Thanas Ziko” ka qenë ditë pushimi. Ka qenë paradite kur është telefonuar nga shefi i krimeve, i cili i ka thënë të njoftonte agjentët e tjerë dhe të afroheshim tek vendi i ngjarjes. Kur kanë shkuar në vend kanë kontaktuar me të dëmtuarin dhe një djalë që kishte parë goditjen makinë – motorr dhe kishte fiksuar karakteristikat e veturës. Djali ju ka thënë se kishin qenë tre çuna në moshë të re, që kishin goditur nga prapa motorrin dhe kambisti ishte rrëzuar në tokë. Në moment ai i ishtë afruar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, ku kishte mësuar se i dëmtuari ishte kambist dhe i kishin vjedhur lekët. Prej andej së bashku kanë shkuar tek ”Rruga e Barrikadave” pasi njëri prej të dyshuarve banonte në një prej rrugicave përballë shkollës ”Sami Frashëri”. Nga të dhënat deklaron se kujton mbiemrin ”Ferizaj”, për shkak se njihte djalin e xhaxhai të tij Gerald Ferizaj si përdorues droge, për kohën që kishte qenë agjent në seksionin kundër narkotikëve. Kanë qëndruar aty rreth një orë, pastaj janë urdhëruar të largohen pasi me ngjarjen do të merrej Seksioni Kundër Grabitjeve. Gjatë kësaj kohe kanë mbajtur në vëzhgim rrugicën e banesës së të dyshuarit sipas të dhënave të lavazhierit, i cili e njihte si fytyrë. Pas ikjes kishin mbetur agjentë të seksionit të grabitjeve nga të cilët kujton Selman Çelën.
Po ashtu në deklarimet e tij shtetasi Selman Çela me detyrë në kohën e ngjarjes agjent në Seksionin ”Kundër Vjedhjeve me Armë dhe Dhunë” sqaron se ditën që është kryer kontrolli i banesës së shtetasit Bujar Ferizaj (babai i të pandehurit Ëi Ferizaj) pranë shkollës ”Sami Frashëri”, kishte qenë e diel, rreth orës 16 – 17 dhe ai ishte thirrur për në punë rreth orës 13 :00. Kujton se bëhej fjalë për vjedhjen me dhunë të një kambisti në rrugën e Dibrës dhe se autori i dyshuar ishte Ëi Ferizaj, pasi makina që kishte përplasur motorrin ishte e tij. Mjetin e kishte njohur punëtori i një lavazhi pranë banesës së Ëit, i cili e kishte larë makinën herë pas here dhe ishte ndodhur në momentin e ngjarjes. Dëshmitari mësipërm ka spieguar se së bashku me dy agjentë të tjerë të seksionit kanë mbajtur për disa orë në vëzhgim shtëpinë e Ëit tek rruga e Barrikadave, me qëllim për të mundësuar kapjen e tij dhe bllokimin e mjetit, por pa arritur kapjen e të pandehurit, i cili rezulton se ishte larguar në drejtim të Gjermanisë nëpërmjet P.K.K të Morinës, por jo nga vendi i posaçëm ku ushtron kontrollin policia kufitare.
Shtetasi Ardit Gjyriqi me detyrë në kohën e ngjarjes oficer i policisë gjyqsore në D.P.Q.Tiranë, deklaron se ditën që është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bujar Ferizaj, kishin marrë informacion në rrugë operative, sipas të cilit autor i ngjarjes ishte shtetasi Ëi Ferizaj. Në moment kanë shkuar tek banesa e tij oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë. Gjatë kontrollit që në momentet e para ka qenë prezent nëna e Ëit, pastaj gjatë kontrollit ka ardhur babai i tij dhe një nga vëllezërit. Kur kanë pyetur se ku ndodhej Ëi dhe nëna e tij ju kanë thënë se kishte dalë. I kanë kërkuar ta thërriste me telefon për tu paraqitur në shtëpi, duke i bërë të ditur se kërkohej nga policia. Ajo ka tentuar disa herë, por Ëi nuk ia ka hapur telefonin edhe pse merrte thirrje rregullisht. Në ambjentet e Drejtorisë, i kanë kapur vëllait të tij telefonin, gjatë kohës që shkëmbente sms me Ëin, send të cilin ia kanë sekuestruar dhe kqyrur përmbajtjen e tij.
Në deklarimet e tij shtetasi Agron Biti me detyrë agjent në Seksionin ”Kundër vjedhjeve me armë dhe dhunë” sqaron se ditën që ështe kryer kontrolli në banesën e shtetasit Bujar Ferizaj, ka qenë e diel, ora rreth 16 :30. Pas njoftimit për ngjarjen dhe informacionit se një prej autorëve ishte djali i shtëpisë ku është kryer kontrolli, paraprakisht ai dhe një agjent tjetër kanë shkuar rreth orës 15:30 dhe kanë mbajtur banesën në vëzhgim që kur të kthehej Ëi, të bënin shoqërimin e tij në ambjentet e drejtorisë. Ndërkohë ju ishte dhënë foto me pamjen e tij nxjerrë nga sistemi Tims. Pa filluar ende kontrolli kanë kontaktuar me vëllain e të dyshuarit ndërsa po kthehej në shtëpi, të cilit i kanë kërkuar t’i shoqëronte. Në banesë janë futur dy oficerë të policisë gjyqsore të seksionit, dy agjentë dhe dy punonjës rendi. Brenda kanë gjetur vetëm nënën e të dyshuarit, së cilës i kanë bërë të ditur shkakun pse kishin shkuar. Njëri prej familjarëve ka njoftuar me telefon Bujarin, dhe pas disa minutave ai ka ardhur nga jashtë i acaruar, duke bërtitur dhe ofenduar. Kontrolli ka filluar nga guzhina, ku nuk është gjetur gjë e dyshimtë pastaj ka vazhduar tek dhoma ku flinte i dyshuari ku tek një sirtar i komosë, është gjetur një shumë eurosh. Gjatë kontrollit ështe gjetur dhe sekuestruar edhe një biletë udhëtimi lidhur me një udhëtim që ato ditë njëri prej djemve do të bënte në Gjermani. Nga ana e oficerëve ju është kërkuar familjarëve të kontaktonin me djalin që kërkohej, por vëllai i tij binjak bënte sikur përpiqej të lidhej, por në asnjë moment nuk ka komunikuar. Kontrolli i banesës ka zgjatur rreth 40 minuta ku në përfundim i është bërë e ditur Bujarit se do shoqëroheshin në D.Policisë ai, bashkëshortja dhe djali prezent. Gjatë kohës që ishin në shtëpi i kanë pyetur për vendndodhjen e djalit që kërkohej, por nëna e tij thoshte është jashtë me shokët prej orës 11.00 pa përmendur emra.
Në deklarimet e tij shtetasi Endri Kroji lidhje shoqërore e Gentian Shehaj, një prej autorëve të veprës, pohon dijeninë për kryerjen prej tij së bashku me të pandehurin Ervis Berisha dhe Ëi Ferizaj të vjedhjes së një shume 14 mijë ose 15 mijë euro që ishte ndarë ndërmjet tyre. Këtë dijeni sipas tij e ka mësuar nga vetë Gentiani disa ditë pas vjedhjes ndërsa ndodhej tek lokal ”Dal More” pranë vendit të njohur si ”Dervish Hatixheja” në Tiranë. Aty ka ardhur nga jashtë Gentiani, i cili ka qëndruar në këmbë dhe është shprehur ”kemi bërë një punë, por kam frikë mos na kuptojnë”. Më pas i ka shpjeguar se kishin skenuar një aksident me makinën Ford Fiesta të Ëit, ku i kishin marrë njërit shumën 14 mijë ose 15 mijë euro. Frika e Gentianit ishte për shkak të targës që Ëi nuk e kishte hequr. Po nëpërmjet tij ka mësuar se pas ngjarjes Ëi e fshihte mjetin në një prej rrugicave të lagjes dhe se shumën e vjedhur e kishin ndarë në mënyrë të barabartë.
Nga kqyrja e rubrikës së mesazheve të shtetasit Tomi Ferizaj- vëllai binjak i Ëit, në telefonin e tij të markës Samsung të pajisur me numrin Vodafone 0697525533, rezultojnë disa sms të shkëmbyera në mënyrë të ndërsjelltë me numrin celuar 0695289118 në disponim të Ëi Ferizaj, gjatë kohës që ai (Tomi) ndodhej në ambjentet e Drejtorisë së Policisë. Këto sms janë dërguar pas kontrollit të ushtruar nga policia gjyqsore në banesën e tyre dhe nga përmbajtja e tyre shihet dukshëm refuzimi i Ëit për t`ju përgjigjur thirrjes së policisë për t’u paraqitur para saj si dhe qëllimit për t’iu shmangur ndjekjes, që në vijim shoqërohet me ndërprerjen e çdo lloj komunikimi nëpërmjet mbylljes së telefonit dhe moskthimit në banesë për një kohë të gjatë.
Në datën 27.03.2013 automjeti me targë AA 484 FJ është gjetur i braktisur, me dyer të hapura dhe çelësat brenda, pranë godinës ku banon familjarisht Ëi Ferizaj. Nga kqyrja që i është bërë këtij mjeti në ambjentet e D.P.Qarkut, rezulton të jetë gjetur vetëm dokumentacioni i mjetit, që është në emër dhe pronësi të tij. Në lidhje me këtë fakt shtetasi Bujar Ferizaj (babai i bashkë të pandehurit Ëi), deklaron se në banesë i kishin shkuar dy punonjës policie, të cilët i kanë thënë që djali i tij Ëi të lëvizte automjetin pasi kishte bllokuar rrugën dhe do të bëhej një varrim. Ai ka shkuar tek automjeti me dy punonjësit e policisë dhe ka gjetur brenda çelësat dhe dokumentat e tij, por mjeti nuk ndizej. Për momentin ka hapur rrugën duke e zhvendosur mjetin dhe mbas dy ditësh e ka marrë dhe ka çuar në banesë duke e mbajtur në ruajtje.
Sipas të dhënave nga kompania e telefonisë celulare Vodafone në kohën e ngjarjes, një prej autorëve (Gentian Shehaj) ka patur në disponim numrin 0696636350, të regjistruar në emrin e tij, i pandehuri Ervis Berisha numrin 0693794111, Ëi Ferizaj numrin 0695289118 të regjistruar në emër të bashkëjetueses Orkida Dergjini dhe bashkëpuntori tjetër i tyre i paidentifikuar gjatë hetimeve 0696891907 të regjistruar në emrin E.Dhamo me banim në Durrës, Plazh. Nga tabulatet telefonike të administruara rezulton se mbrëmjen para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes në datën 06.01.2013 ka patur fluks të lartë thirrjesh ndërmjet numrave 0695289118, 0696636350, 0693794111 pra, ndërmjet të pandehurit Ervis Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij në vepër. Antenat që kanë transmetuar thirrjet e kryera i përkasin zonës që njihet “Selvia” pra pranë vendit të ngjarjes, çka tregon vendodhjen e tyre në atë kohë. Gjithashtu ditën e ngjarjes Ervis Berisha ka komunikuar me Ëi Ferizaj në orën 06:28 min dhe 06:30 min.
Nga tabulatet rezulton se Ëi Ferizaj ka komunikuar në orën 17:12 me Gentian Shehaj (0696636350) dhe më pas komunikimet ndërmjet Ëit, Ervisit, Gentianit dhe bashkëautorit të paidentifikuar kanë qenë të shpeshta. Rreth orës 20:00 shtetasi Gentian Shehaj nga qelizat rezulton se ka lëvizur nga autostrada në drejtim të Pllanës, Lezhë në orën 20.36, në oren 21:21 në Domgjon, Mirditë dhe në Kukës në orën 23:20 sipas një antene në këtë qytet.
I pandehuri Ervis Berisha dhe bashkëpuntori i tyre i paidentifikuar rezulton nga qelizat të ketë shfrytëzuar të njëjtat antena si bashkë i pandehuri Gentian Shehaj ku rreth orës 20:08 del në aeroportin e Rinasit, më pas në orën 20:32 në Sanxhak, Kurbin, në orën 21:28 në Domgjon, Mirditë dhe në orën 23:26 min në qytetin e Kukësit. E njëjta gjë përsëritet për ta një ditë pas ngjarjes, në datën 07.01.2013, kur i pandehuri Ervis Berisha dhe bashkëpuntori i tij (Gentian Shehaj) pasi kthehen nga Kukësi vazhdojnë së bashku në Durrës, Golem pra, të qëndrojnë të fshehur.
Në deklarimet e tij, i pandehuri Ervis Berisha pohon lidhjet dhe njohjet shoqërore e miqësore me Ëi Ferizaj dhe Gentian Shehaj, takimet dhe komunikimet telefonike ndërmjet tyre para dhe pas ngjarjes, por pa shpjeguar përmbajtjen, qëllimin dhe shkakun e intensitetit të tyre. Gjithashtu, pohon se kanë lëvizur herë pas herë me mjetin “Ford Fiesta” të shokut të tyre Ëi, duke dhënë dhe detaje për këto raste. Përsa i përket shpeshtësisë së komunikimeve ndërmjet tyre për kohën para dhe pas ngjarjes, jep shpjegime evazive dhe jo bindëse, të tilla si “nuk më kujtohet, nuk e mbaj mend” etj. Kështu, lidhur me largimin nga Tirana për në Kukës, ditën e ngjarjes pas orës 18:00, që përkon me kohën kur në banesën e Ëi Ferizaj ishte ushtruar kontrolli i policisë, ai nuk paraqet arsye bindëse të këtij udhëtimi, të cilin e justifikon me gjoja takimin që do të bënte me një shtetase të quajtur “Ana”, por pa dhënë identitetin, adresën e vendbanimit, mënyrën e kontaktimit me të apo të dhëna të tjera identifikuese.
E njëjta gjë përsa i përket rrethanave dhe fakteve sa më sipër edhe në shpjegimet e Gentian Shehaj të dhëna në prani të avokatit, të cilat në detaje kanë mospërputhje e kontradikta me ato të shpjeguara nga Ervis Berisha. Sipas procesverbalit të kqyrjes së pandehurit Ervis Berisha, karakteristikat fizike të tij përkojnë me ato të deklaruara nga okularët në vendin e ngjarjes.
Po ashtu në përgjimin ambjental të komunikimeve të zhvilluara ndërmjet tyre, shfaqet marrëdhënia e tyre me bashkëpuntorin tjetër në vjedhje Ëi Ferizaj në raport me ngjarjen. I pandehuri Ervis Berisha nuk ka dhënë spjegime para Gjykatës. Me anë të avokatit të tij ai ka pretenduar se është i pafajshëm, nese Gjykata vlerëson se është autor i veprës ta klasifikoakë si vjedhje e pasurisë parashikuar nga neni 134 i kodit penal.
Ndodhur çeshtja në këto rrethana, referuar akteve te hetimit paraprak si pjese e fashikullit te gjykimit, të cilat për shkak të gjykimit me procedurë të posaçme marrin vlerën e provës në gjykim (qëndrim i cili është mbajtur edhe nga Gjykata e Lartë me vendimin unifikues Nr.2 datë 29.01.2003, Gjykata e Rrethit ka çmuar se veprimet e të pandehurit Ervis Berisha plotesojne të gjithe elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “vjedhje me dhune” parashikuar nga neni 139 -25 i Kodit Penal dhe ka krijuar bindjen se i pandehuri Ervis Berisha është një nga autorët që kanë kryer veprën penale të vjedhjes së pasurisë me dhunë në dëm të shtetasit Sovjetik Doko dhe perfundimisht me vendimin objekt ankimi e ka deklaruar fajtor dhe ne baze te nenit 139 te Kodit Penal dhe 406 te K.Pr.Penale e ka denuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Siç u parashtrua me lart çeshtja ne Gjykaten e Apelit ka ardhur per shqyrtim mbi ankimin e te pandehurit i cili ka pretenduara se, vendimi i Gjykates se Rrethit eshte i gabuar dhe nuk eshte rezultat i provave te grumbulluara dhe tej çdo dyshimi te arsyeshem, akuza ne ngarkim te tij nuk provohet, ndaj gjykata duhet ta deklaronte te pafajshem, per shkaqe te parashtruara ne pjesen hyrese te vendimit.
Gjykata e Apelit Tirane, pasi shqyrtoi çeshtjen dhe akte e dosjes, vlerson se nga teresia e akteve, akuza ne ngarkim te pandehuri, eshte provuar plotesisht me te tere elementet e saj. Ekzistenca e faktit dhe fajësia e të pandehurit Ervis Berisha, për veprën penale që akuzohet, është plotësisht e provuar në gjëndjen që janë aktet.
Ndryshe sa pretendohet ne ankim, akuza ne ngarkim te te pandehurit, faktet e veprimet kriminale vertetohen mbi bazen e provave te paraqitura nga organi i prokurorisë, provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve paraprake.
Referuar analizes se fakteve e provave te shqyrtuara ne gjykim, drejt gjykata ka krijuar bindjen se i pandehuri Ervis Berisha është një nga autorët që kanë kryer veprën penale të vjedhjes së pasurisë me dhunë të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Sovjetik Doko. I pandehuri, Ervis Berisha në bashkëpunim me të tjerë perosna, me dashje dhe me veprime konkrete kanë marrë paratë pronë të të dëmtuarit me qëllim për të mos i kthyer më. Të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin pasi midis tyre ka patur marrëveshje për veprimet e kryera dhe për të ndarë përfitimet nga vepra.
Referuar veprimeve konkrete te te pandehurve ne realizimin e shtenies ne dore ne menyre te paligjshme te pasurise se te demtuarit, ndryshe sa pretendohet ne ankim se jemi perpara vepres penale te “vjedhjes” parashikuar nga nenin 134 -25 te K.Penal.Gjykata nuk ka asnjë dyshim se të pandehurit kanë arritur të sigurojnë paratë e vjedhura duke përdorur jo vetëm presionin psikologjik, por në mënyrë të qartë edhe dhunën fizike duke kërcënuar të dëmtuarin se mund ta dëmtonin fizikisht. Një konkluzion i tillë arrihet duke vlerësuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, e per pasoje cilesimi juridiki vepres se kryer nga i pandehuri “Vjedhje me dhune “ ne bashkepunim parashikuar nga neni 139-25 K.Penal eshte i drejte.
Kështu rezulton se, autorët e veprës jo vetëm kanë studuar në detaje veprimet e të dëmtuarit dhe e kanë ndjekur atë, por me anë të provokimit të një aksidenti automobilistik, kanë arritur të përplasin motorrin me të cilin lëvizte i dëmtuari dhe ta rrëzojnë atë. Duke mos mjaftuar presioni i kryer me automjetin, të paktën dy nga të pandehurit kanë kryer edhe veprime të tjera dhune si shtrirja përdhe dhe vendosja e shqelimit në trupin e të dëmtuarit.
Veprimet e mësipërme janë kryer me qëllimin e vetëm për të hedhur në dorë pasurië dhe dhuna e përdorur ka qenë element i domosdoshëm, pa përdorimin e së cilës, i dëmtuari nuk do ta kishte dorëzuar pasurinë e tij. Nga ana e Gjykates se Rrethit gjithashtu rezulton se jane vlersuar dhe rrethanat sipas ligjit ne llojin e caktimin e mase se denimit me burgim si lloj denimi i pershtatshem per parandalimin e kesaj vepre.
Në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit, Gjykata ka marre parasyshe vecoritë e të pandehuirt Evis Berisha dhe veprës së kryer prej konkretisht:
- rrezikshmërinë dhe përhapjen e veprës,
- rrezikshmërinë e të pandehurit,
- rrethanat e kryerjes së veprës,
- vlerën e parave të vjedhura,
- faktin se i pandehuri (pavarësisht të dhënave të vërtetimit të gjendjes gjyqësore) rezulton disa herë i dënuar madje për të njejtën vepër penale
- si edhe qëndrimin e të pandehurit ndaj veprës.
Duke patur parasyshe rrethanat e analizuara me lart, Gjykata e Apelit çmon se, vendimi Nr.2247 Datë 03.10.2014 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, persa eshte pretenduar ne ankim nuk ka shkaqe ligjore qe te behet i cenueshem, prandaj si i marre ne perputhje me ligjin dhe provat duhet te lihet ne fuqi.