Kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës e presin shumë sfida. Për Erjon Veliaj përveçse një pastrim i kryeqytetit, apo dhe projekteve të tij, sfidë do të jetë dhe infrastruktura rrugore.
Në një shëtitje në rrugët kryesore të Tiranës ajo që të bie më shumë në sy janë gropat. Këto foto tregojnë më së miri gjendjen e mjerueshme të rrugëve të Tiranës si dhe mënyrën e administrimit nga kryetari aktual Lulzim Basha.