Një vajzë ndërpreu ndeshjen mes Finlandës dhe Belgjikës në “Euro 2020”, duke kaluar të gjitha barrierat për të reklamuar veshjen e saj.
Sapo zbriti në fushë, vëmendjen e mori ajo që shkruhej në veshjen e saj, ku ishin disa shkurtime fjalësh “WTF Coin”, të cilën duket se ia referoi kriptovalutave, monedhave dixhitale që janë komentuar shumë gjatë viteve të fundit.
Por vajza nuk arriti të qëndronte gjatë, pasi menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë, të cilat e shoqëruan, duke e nxjerrë jashtë që të mos pengonte mëtej ndeshjen mes Belgjikës dhe Finlandës.
Sa i përket rezultatit sportiv, ky takim përfundoi me shifrat 2-0 në favor të Belgjikës.
g.kosovari