“Thikë pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”. Kështu e cilëson kryeministri Edi Rama fotografinë e takimit të Sali Berishës me të besuarin e Vladimir Putin rreth një muaj para se të votohej raporti i Dick Marty në Këshillin e Europës.
Takimi i Berishës u mbajt më 17 dhjetor 2010 ndërsa më KiE, delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës votoi pro rezolutës për krime luftë në Kosovë. Aso kohe Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!” – shkroi Rama në Tëitter.
/e.d