As zyra e kreut te qeverise ne godinen e Kryeministrise nuk i ka shpëtuar tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit,
Për herë të parë publikohen fotot nga zyrat e Ramës ku duken qartë dëmet e shkakuara.
Siç njofton zv.ministri Artan Shkreli, salla po i nënshtrohet rikostruksionit.
“Kryeministria gjithashtu u troshit nga termeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.
Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikepamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit.
Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. (Foto e pare: gjendja pas termetit; dy fotot e tjera: nderhyrja konstruktive me fibra karboni) ”, shkruan Shkreli ne rrjetin social.



g.kosovari











