Këto janë disa foto të rralla, të cilat tregojnë presidentin amerikan Barack Obama, të veshur si mysliman. Fotot janë publikuar nga gazetari amerikan Bill O’Reilly. Fotot publikohen për herë të parë. Ato mendohet se janë bërë në fillim të viteve ’90, në dasmën e gjysmë-vëllait të presidentit amerikan. Gazetari i njohur Bill O’Reilly, ka bërë një akuzë të fortë ndërkohë ndaj presidentit amerikan.
Sipas tij, ai ka lidhje të forta emocionale me myslimanizmin, dhe kjo e ka penguar që të luftojë me efikasitet terrorizmin islamik, si në rastin e Shtetit Islamik, që sipas O’Reilly, është dështimi më i madh i Obamas. Një akuzë që Obamës i është bërë edhe nga ana e republikanëve, të cilët thonë se presidenti amerikan e shmang qëllimisht frazën “terrorizëm islamik”, duke e shmangur atë nga përdorimi.
ma.me