Në kohën e pandemisë globale të koronavirusit, pothuaj të gjitha shtetet kanë ndaluar hyrjen e tifozave nëpër stadiume.
Për këtë gjë në sfidën ku Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Anglisë, në fushatën Kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi” kanë krijuar një koreografi në tribunën pas porte të stadiumit “AIR Albania”.
Tifogrupi i njohur i Kombëtares shqiptare, kanë krijuar një koreografi dhe mbishkrimi është “Sytë dhe zemrën tek ju”. Vlen të theksohet se Shqipëria do të sfidojë kombëtaren britanike me fillim nga ora 18:00./ b.h












