• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

(FOTO) Sulmi në Stokholm/ Ky është kosovari që u bë hero pas aktit terrorist

by Java News
10/04/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptar Oseku ishte duke ecur për në shtëpi, kur papritmas hasi në kaosin e sulmit të së premtes në Stokholm të Suedisë. Më pas ai mori vendim, që së bashku me disa persona të tjerë të krijojnë një barrierë me trupat e tyre – për të parandaluar që njerëzit të vraponin për në zonat e rrezikut, shkruan Expressen.se. “Ishim njerëz që më kurrë mund të mos takohemi. Por aty ne punuam bashkë”, ka thënë Oseku.

Ai ka folur për këtë medium suedez, ku ka thënë se pas një takimi që kishte pasur në orën 15:00, në ditën e sulmit, kishte vendosur që të ecte nëpër “Queen Street” dhe më pas të merrte rrugë me tren për në Farsta.

“Më pas pashë njerëz që po vinin në drejtim timin dhe kuptova se diçka e keqe po ndodhte”.

“Jam nga Kosova dhe në të kaluarën jam përballur më kësi lloj tmerri”, ka pohuar Oseku.

Ai ka rrëfyer se si kishte përfunduar në ndërprerjen në Hamngatan / rruga për të Qeveria, ku ka parë një grua që po parandalonte njerëzit të shkonin në drejtimin e gabuar. Shqiptar Oseku aty vendosi që t’i bashkohej asaj për ta ndihmuar.

“I thoshim secilit që të vazhdonte për në drejtimin që policia na tha se është zona e sigurisë. Shumica na dëgjonin. Por që ishte e sigurt se kishin familjarë në “Queen Street, për çka ishin të shqetësuar. Ne s’e kishim autoritetin që ta ndalonim dikë, por që 99 për qind merrnin këshillën tonë dhe zmbrapseshin”.

“Policia na tha vazhdojeni këtë që po bëni, pasi që njerëzit nuk duhet të shkonin në Drottninggatan”, ka deklaruar Shqiptar Oseku.

Ai ka treguar se si për një orë e gjysmë kishte orientuar njerëz, derisa ka ardhur një polic që i ka falënderuar ata dhe ju ka thënë se puna atëherë ishte më mirë. Gjatë kësaj një ore e gjysmë, Shqiptari ka takuar njerëz të frikësuar. Ai për vete ishte i brengosur për të bijën e tij 16 vjeçare, e të cilën nuk kishte mundësi për ta kontaktuar.

“Kishte fëmijë që kishin humbur prindërit. Një vajzë e vogël kishte një mobil që nuk funksiononte mirë, na duhej ta ndihmonim. Qetësuam shumë turistë”, ka theksuar ai, transmeton Klan Kosova.

Oseku ka thënë se vazhdimisht rritej numri i njerëzve që i bashkoheshin atij dhe pjesës tjetër që po ndihmonin njerëz.

“Janë njerëz që kurrë më nuk do të mund të takohemi. Por që punuam bashkë”.

46 vjeçari shqiptar, ka treguar se si edhe banorët lokal aty ishin vënë në shërbim të të gjithë të prekurve nga sulmi.

ma.me

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Berat / Prangoset Klodjan Lato, iu gjetën armë dhe drogë në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In