Ish-skiatorja amerikane Lindsey Vonn, një nga ikonat e këtij sporti e tërhequr nga garat dy vite më parë, do të jetë e pranishme edhe në Lojërat Olimpike “Pekin 2022” që nisin pas një jave. Këtë herë jo si konkurrente në pistë, por si korrespondente e mediave amerikane, për të komentuar garat e skve alpine.
Bukuroshja 39-vjeçarja, fituese e 4 Kupave të Botës dhe 16 kupave në specialitete, është skiatorja me më shumë fitore në histori (ka edhe një medalje ari e dy argjendi në karrierë në OLimpiada). Ajo do t’i shohë këtë herë garat nga një këndvështrim tjetër, si korrespondente e televizionit NBC.
/a.r