Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me ambasadorët e SHBA në Ballkan. I pranishëm në takim me Rex Tillerson ka qenë edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu. Ambasadorët e SHBA në shtetet e Ballkanit kanë njohur Rex Tillerson me situatën në Ballkan.
Edhe Donald Lu ka njohur sekretarin Amerikan të Shtetit me situatën në Shqipëri. Kujtojmë që dje, Rex Tillerson firmosi urdhrin për ndalimin e hyrjes së ish-kryeprokurorit shqiptar Llalla në SHBA. Rex Tillerson firmosi urdhrin pasi ish-zyrtari i lartë i organit të Akuzës në Shqipëri akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.
(Tillerson gjatë takimit me ambasadorët e SHBA në Ballkan, mes tyre edhe Donald Lu)