Drejtësia italiane i ka dhënë fund “telenovelës” së Ilir Betit, biznesmenit shqiptar që shkaktoi katër viktima një aksident rrugor ndërsa drejtonte një Audi Q7. Përplasja e katër turistëve që po udhëtonin me një Opel Astra ndodhi në një kohë kur Beti po ecte në krah të kundërt në autostradë. Fillimisht, ndërtuesi i dënua me 21 vite e gjashtë muaj.
Ilir Beti u shpall fajtor për aksidentin e ndodhur në vitin 2011 ku mbetën të vdekur katër të rinj francezë. Aksidenti ka ndodhur në provincën e Aleksandrisë, ndërsa 39-vjeçari po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Shqiptari përplasi turistët francezë që po udhëtonin për në Slloveni. Viktimat ishin Julien Raymond, Vincent Lorin, nga 27 vjeç, Audrey Reynard, 24 dhe Elsa Desliens, 22 vjeçe. ma.me