• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Foto/ Shqiptari ngre flamurin mbi kulmin e shtëpisë, provokohen austriakët

by
01/07/2015 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tradita e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur flamurin kombëtar dhe atë shtetëror mbi kulmin e shtëpisë që po ndërtohet, ka bërë që disa banorë austriakë të fshatit Untersiebenburnn të ndihen të provokuar.

Gazeta austriake “NÖN” i ka kushtuar një artikull këtij rasti në veçanti, dhe fenomenit në tërësi.

Një shqiptar me prejardhje nga Kosova që po ndërtonte shtëpi, kishte vepruar në bazë të traditave të vendit prej nga vinte, duke vendosur mbi kulm flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Por ky veprim kishte bërë të ndihen të provokuar disa banorë të fshatit Untersiebenbrunn. Një banor i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se ky veprim është i tepërt.

Sipas tij, nëse ata e duan aq shumë vendin dhe kombin e tyre, pse nuk shkojnë të jetojnë atje, por zgjedhin Austrinë. Por, për këtë jo të gjithë banorët e fshatit janë të të njëjtit mendim.

Një tjetër i ka thënë gazetës se deri sa ata nuk bëjnë ndonjë problem, vendosja e flamujve apo shfaqja e simboleve të tyre kombëtare apo shtetërore për të nuk paraqet shqetësim.

Problem vendosjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në kulm, nuk e ka parë as kryetari i Komunës.

Ai i ka thënë gazetës, se për të më e udhës i duket vendosja e flamujve se sa shkuarja në mal për të prerë ndonjë dru që ta vendosin mbi kulm.

Përgjigja e kryetarit lidhet me traditën austriake, të cilët për dallim nga shqiptarët që vendosin flamuj në përfundim të ndërtimin të shtëpisë, ata në kulmin në ndërtim e sipër të shtëpisë së tyre të re vendosin një lloj pishe të cilën zakonisht e marrin diku në pyjet e tyre.

Në fund gazetari ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, ku me vete kishte marrë edhe disa birra dhe një flamur të Austrisë.

Veprimi i gazetarit është mirëpritur nga pronari shqiptar i shtëpisë, i cili e ka falënderuar atë për flamurin austriak, duke i thënë se edhe vet ka pasur dëshirë që dy flamujve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë t’ua bashkangjet edhe atë të Austrisë, po nuk ka mundur ta gjejë një të tillë.

Dhe për ta dëshmuar edhe më shumë se nuk kishte kurrfarë problemi me flamurin austriak, shqiptari e kishte vendosur atë në pikën më të lartë, mbi atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

f217 f313

Next Post

Berisha vs. Basha, sipas qarqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com