Duket se Shqipëria aktualisht ka dy ministra të Jashtëm. Kjo, jo në apektin zyrtar, pasi Ditmir Bushati vijon ende të jetë në detyrë, pasi Gent Cakaj, kandidati për ministër të Jashtëm i shpallur nga Kryeministri Rama, ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Pa këtë akt Cakaj vijon të jetë kandidat. Por duke i’u referuar postimeve të Bushatit dhe Cakajt në tëitter, me rastin e festave të fundvitit, konstaton se ata të dy prezantohen si ministra të Jashtëm! Urimet e tyre janë sigluar si ministra të Jashtëm të Shqipërisë. Duket pak paradoksale një situatë e tillë, pasi formalisht të paktën duhen respektuar procedurat për formalizimin zyrtar të propozimeve, në mënyrë që minimalisht të dëshmojmë sens shtetformues. /a.meta