E vërteta duhet të dalë në dritë lakuriq. Kjo vlen në këtë rast për aktoren Olta Gixhari e cila për një kohë të gjatë bëri bujë në mediat rozë për format dhe fotot provokuese. Por duket se e vërteta të jetë krejt ndryshe dhe se Olta nuk është edhe aq seksi sa mund të duket në fotot që poston.
Aktorja po pushon në Dhërmi në shoqërinë e miqve të saj që punojnë në televizion. Por, pavarësisht faktit se Olta është shprehur gjithmonë krenare për format e saj të kolme, duket se këtë verë e ka tepruar me ushqimin.
Paparacët e kanë fotografuar ashtu siç është në origjinalitet, jo më nën efektet e fotoshopit apo “filtrave” të tjerë, që aplikohen zakonisht në foto nga të gjitha personazhet VIP. Në foto te shkrepura spontanisht, Olta duket pak sa mbipeshë, jo shumë e tonifikuar dhe me këmbë të mbushura më shumë se ç’duhet.












