Digjet një automjet i parkuar në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Mësohet se mjeti tip “Audi” është në pronësi të personit me iniciale Xh. Ç dhe ndodhej i parkuar pranë banesës së këtij të fundit.
Nuk dihet ende nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme apo ndonjë defekt teknik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Xh.Ç., cili ishte i parkuar pranë banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.