• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Shkolla më e bukur në Tiranë gati për nxënësit, Veliaj: Një bizhu për kryeqytetin

by Java News
30/08/2019 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo cilësohet si shkolla më e bukur, me arkitekturën më të veçantë në vend, të cilës Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit, para se të hapet për vitin e ri shkollor në 16 shtator.

Shkolla “Servete Maçi” është ndërtuar nga e para dhe do të presë 600 nxënës. Teksa inspektoi punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se falë këtij investimi, nxënësit do të gjejnë një shkollë me kushte bashkëkohore dhe me të infrastrukturën e nevojshme për një proces mësimor model.

“Në 2011, plani i administratës së shkuar ishte ta mbyllte shkollën prej kushteve të rënduara dhe të lironte terrenin, nuk e di, për ndonjë pallat a diçka tjetër. Sa shpejt ndryshojnë gjërat, kur do të punosh për mirë! Bashkë me deputeten, me qeverinë, me të gjithë komunitetin e Njësisë 9, e kemi kthyer shkollën në një bizhu.

Nëse shkolla ‘Kosova’ mbahej si shkolla më e mirë e re, unë them se ‘Servete Maçi’ e kalon me disa herë. Kemi parë bashki, ministri, por që ia mbërritëm ditës, që një ndërtesë publike, shkollë për fëmijët tanë, të jetë shumë herë më luksoze, shumë herë më cilësore, shumë herë në nivel më të lartë arkitekture e urbanistike, se ndërtesat publike të qeverisë dhe të Bashkisë, nuk e kishim menduar kurrë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se me ndërtimin e kësaj shkolle, i jepet frymëmarrje klasave në shkollat në Njësisë 8 dhe 9, duke shmangur edhe problemin e mësimit me dy turne. Duke qenë se “Servete Maçi” është një shkollë muzike, Veliaj ftoi të regjistrohen aty të gjithë të talentuarit, pasi do të gjejnë një shkollë me të gjitha kushtet e nevojshme.

Ndërsa, deputetja e PS, Ogerta Manastirliu, njëherësh ministre e Shëndetësisë, tha se ndërtimi i kësaj shkolle është një premtim i mbajtur për banorët e Njësisë 9. Teksa falenderoi kryebashkiakun e Tiranës për këtë investim, ajo theksoi se kjo shkollë do t’i vijë në ndihmë gjithë komunitetit.

Shkolla “Servete Maçi” do të ketë dhoma të dedikuara, si tek Liceu Artistik, bibliotekë cilësore, një palestër moderne, si dhe një auditorium që mund të përdoret nga nxënësit për eventet e koncertet e tyre apo nga prindërit dhe komuniteti për të bërë aktivitetet e tyre komunitare.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ U rrëzua në malin e Arapit, gjendet pas disa orësh turisti polak

FOTO/ Turisti çek theu këmbën, Klosi e vizitoi në spital dhe i bëri një dhuratë të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

February 20, 2026
“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

February 20, 2026
FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

February 20, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Rama në SHBA, reagon Mediu: Vizitë normale! S’ka asgjë të veçantë që u takua me Trumpin

February 20, 2026
LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

February 20, 2026
VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

February 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

“Berisha helm i gjallë”/ Çupi: PD edhe në qeveri edhe në opozitë vetëm djeg dhe vret

February 20, 2026
Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

February 20, 2026
NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In