Banka Qendrore Evropiane (BQE) paraqiti sot kartëmonedhën e re të 50 eurove, si masë preventive për bankënotën më të falsifikuar, raporton Reuters. Kartëmonedhat e reja me portret të perëndeshës së Evropës – një karakter nga mitologjia greke – ka të përmirësuara karakteristikat e sigurisë, ndërsa do të lëshohet në qarkullim në prill të vitit 2017.
Përdorimi i 50 eurove është katërfishuar në 15 vitet e fundit. Momentalisht, në qarkullim janë 8.5 miliardë të tilla, gjë që tregon rritjen e parave të gatshme në vendet si Gjermania dhe Austria, ku shumë konsumatorë janë të kujdesshëm ndaj formave elektronike të pagesave.
ma.me