• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ SHBA i dorëzoi FA pajisje kundër zjarreve, Xhaçka: Mbrojtja Civile është më e përgatitur në 3 dekadat e fundit

by Java News
20/06/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komanda e Forcave të Armatosura të SHBA në Evropë, nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, i dorëzoi Forcave tona të Armatosura pajisje kundër zjarreve me vlerë 361 mijë $.

Ministrja Xhaçka falënderoi SHBA për mbështetjen e pakursyer për vendin tonë, veçanërisht me ndihmën e vazhdueshme për të modernizuar dhe shtuar kapacitetet e FA.

“Nuk ka asnjë dyshim që sot, Mbrojtja Civile është më e përgatitur dhe më e aftë sesa ka qenë ndonjëherë në 3 dekadat e fundit për të mbrojtur vendin, komunitetet, qytetarët nga fatkeqësitë natyrore. Kjo mbështetje është kaq e çmuar dhe kaq e mirëpritur. Nga sot, Mbrojtja Civile, FA janë më të përgatitura për të përballuar të papriturat e tekat e motit duke mbrojtur jo vetëm jetët e qytetarëve, pronat e tyre, por edhe pasuritë natyrore të vendit”, theksoi ministrja Xhaçka.

E Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, e konsideroi Shqipërinë si një aleat të palëkundur të NATO-s dhe e konsideroi këtë paketë ndihme, si një shembull të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ky dhurim simbolizon angazhimin tonë të vazhdueshëm të ndihmës humanitare për qeverinë e Shqipërisë. Ky dhurim së bashku me shumë projekte të tjera humanitare të ofruara nga ambasada Amerikane gjatë viteve është vetëm një shembull i bashkëpunimit të mrekullueshëm gjatë viteve, mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe partner i pa lëkundur në NATO dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë partneritetin tonë”, tha ajo.

Paketa e ndihmës përmban dy kova me kapacitet 2500 litër secila që mund të përdoren si nga helikopterët “Cougar” ashtu edhe nga ata “Black Hawk”, të cilët pritet të futen së shpejti në përdorim nga Forca jonë Ajrore.

Gjithashtu, pjesë e paketës janë kamera termike për evidentimin e vatrave të zjarrit në brendësi të ndërtesave si dhe veshje e pajisje mbrojtëse e rezistente ndaj zjarrit.

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve të reja mori pjese edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë Leyla Moses-Ones, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, ushtarakë të lartë të FA si dhe efektivët që angazhohen në rastet e emergjencave civile dhe që do të përdorin mjetet e reja.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Meta i vë flakën vendit me dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, tensione edhe në Berat

Përplasja në KZAZ-në e Beratit/ Në hetim 40 punonjës, mes tyre n/kryetari Bashkisë dhe drejtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In