• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Sezoni turistik, zv.ministri i Brendshëm zbret në terren për të parë nga afër zbatimin e masave

by Java News
06/07/2019 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari zhvilloi një inspektim në vijën bregdetare të Lezhës, duke u ndalur në plazhin e “Ranës së Hedhun”, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kryesisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qetësinë e pushuesve.

Lamallari, i shoqëruar nga Prefekti Gjok Jaku, Drejtori Vendor i Policisë Ferdinand Mara dhe struktura të tjera lokale, vlerësoi zbatimin e masave në këtë zonë dhe e konsideroi si një perlë të turizmit ku përfshihen plazhet e Tales, Shëngjinit e Kune-Vainit.

Gjatë inspektimit ai u shpreh se “padyshim që “Rana e Hedhun” është një nga atraksionet turistike shqiptare, perlë e bregdetit shqiptar, por sigurisht ajo çfarë është me rëndësi është nevoja që të përmbushen detyrimet ligjore, standardet e kërkuara për sigurinë e pushuesve.

“Konstatuam gjatë këtij inspektimi në këtë zonë që janë përmbushur detyrimet lidhur me kullat e vrojtimit, me personat e certifikuar në kullat e vrojtimit. Për sa i përket edhe ndarjes në ujë, bovat qëndrojnë mbi ujë për të sinjalizuar notuesit për distancën që bëhet pastaj rrezik për jetën e tyre. Është një zonë e pastër, e qetë, edhe në aspektin e zhurmave dhe ndotjes akustike”- tha ai.

vrojtues plazhi

Sipas tij, ka dhe zona të tjera që meritojnë vëmendje, siç janë zona e Shëngjinit, e Tales dhe Kune-Vainit.

“Duan sigurisht dhe këto zona të përmbushin kriteret e nevojshme ligjore dhe detyrimet e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave”-theksoi me tej.

plazj

Gjatë inspektimit, Lamallari lajmëroi masa të forta ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore.

“Jam këtu i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për t’u siguruar që gjithçka shkon sipas pritshmërive të pushuesve dhe standardeve të kërkuara nga ligji.

Strukturat përkatëse shtetërore janë në inspektim dhe në zonat e tjera bregdetare, në plazhet që unë sapo përmenda.

vezhgues plazhi

Aty ku nuk përmbushen si duhet kriteret e nevojshme, janë marrë masa me gjoba dhe sigurisht për rastet kur nuk zbatohet ligji dhe nga inspektorët, policia do të bëjë punën e saj për të vijuar më tej me procedimet penale.

Sigurisht është në interesin tonë dhe në interesin kombëtar që të ketë sa më shumë pushues në vendin tonë por edhe në këtë zonë, i cili ofron padyshim mrekullitë e natyrës, qetësinë dhe pastërtinë për çdo pushues”.

g.kosovari

Next Post
Policët në Vetting, i pari që do të dalë para Komisionit të Vlerësimit është Ardi Veliu

Policët në Vetting, i pari që do të dalë para Komisionit të Vlerësimit është Ardi Veliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In