• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO / Serbia dhe SHBA bashkojnë forcat afër Bujanocit

by A R
22/06/2023 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të Serbisë kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Platinum Wolf 23”. Në këtë aktivitet morën pjesën Zv.Presidenti, njëherazi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Në stërvitje mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Sipas mediave serbe, në stërvitje morën pjesë rreth 600 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bosnjë-Hercegovinës, Britanisë së Madhe, Greqisë, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Serbisë.

Ministri Vuçeviq, pas stërvitjes, i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për ushtrimin e realizuar me sukses dhe e vlerësoi atë si “shumë të mirë”. Siç theksoi ai, Forcat e Armatosura të Serbisë për të tetën herë organizojnë stërvitjen më të madhe ushtarake ndërkombëtare në territorin serb.

Ai falënderoi të gjitha vendet pjesëmarrëse në stërvitjen “Platinum Wolf 23” dhe shtoi se në këtë mënyrë forcojmë marrëdhëniet tona të partneritetit “duke mos kundërshtuar anëtarësimin e njëri-tjetrit në aleanca të caktuara ushtarake apo vendimet për të qenë shtete ushtarakisht neutrale”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në këtë në këtë stërvitje të rëndësishme ushtarake ndërkombëtare, siç e cilësoi ai.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë dhe të Forcave të Armatosura të nëntë vendeve në terrenin stërvitor “Borovac” dhe në bazën “South” praktikuan taktikat, teknikat dhe procedurat që zbatohen gjatë përfshirjes në operacione paqeje, me theks në përdorimin e armëve jovdekjeprurëse, lufta në një mjedis urban, mbrojtja e bazës, kontrolli i grumbullimit masiv dhe puna në postblloqe.

Stërvitja ndërkombëtare “Platinum Wolf” në Serbi zhvillohet që nga viti 2014 dhe rëndësia e saj reflektohet në ngritjen e kapaciteteve për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e stërvitjeve ndërkombëtare, si dhe aftësinë e njësive të Forcave të Armatosura Serbe për t’u angazhuar në operacione shumëkombëshe.

/a.r

Next Post
“Arabeskat e spërdredhjet e Bardhit…”, ndizet keq debati në studio, Sula-Zekthit: Më ke zhgënjyer shumë…

"Arabeskat e spërdredhjet e Bardhit...", ndizet keq debati në studio, Sula-Zekthit: Më ke zhgënjyer shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In